‘Big Brother’ nis sot transmetimin, konfirmohet zyrtarisht banorja e parë e spektaklit (FOTO)

0

Big Brother Vip’ pritet të nisë trasmetimin ditën e sotme pas katër vitesh mungesë për publikun.

Faqja zyrtare e këtij formati në Instagram ka bërë publike sot emrin e parë të banores së këtij spektakti.

Bëhet fjalë pikërisht për aktoren Arjola Demiri, pasi në Instastory është publikuar fotoja e saj, krahas së cilës shkruhet: “Arjola Demiri është zyrtarisht banorja e parë e konfirmuar”.

Tashmë janë konfirmuar edhe dy opinionistët zyrtarë.

Arbër Hajdari, 24 vjeçar, është jurist dhe themelues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” që prej 2015-ës. Balina Bodinaku, është drejtoreshë marketingu pranë një banke dhe njëkohësisht moderatore.

Edhe këtë edicion, çmimi për fituesin është 100 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu