Bizhuteri të shtrenjta, shqiptarët harxhuan më shumë para për të blerë në vend

0

Shqiptarët kanë qejf luksin, të duken.

Pandemia u mbylli kufijtë dhe shumica e atyre që shpenzojnë paratë për sende luksi, ngaqë nuk e arritën një gjë të tillë ta bëjnë jashtë shtetit, paratë i shpenzuan në Shqipëri, raporton revista Monitor.

Sipas të dhënave të INSTAT importi I bizhuterive u rrit me 18.4 përqind pas një rënie që pati në 2019.

Agron Gjikondi që zotëron një prej argjendarive më të mëdha në vend tha për Monitor se shitjet e bizhuterive dhe të markave të njohura italiane dhe orëve zvicerane u rrit me 5% në dyqanet e tij, krahasuar me një vit më parë. “Rritja e shitjeve ka ardhur për shkak të ndalimit të lëvizjeve jashtë vendit. Rreth 30% e blerësve I blejnë bizhuteritë jashtë vendit dhe për këtë arsye është rritur edhe xhiroja për blerjet në vend. Edhe për muajin janar 2021 ecuria e shitjeve ka qenë shumë positive. Parashikohet që edhe ky vit të mbyllet me rritje shitjesh në këtë sektor”, thotë Gjikondi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu