Biznes familjar/ Burrë e grua shisnin drogë me… Mickey Mouse, kishin “punësuar” edhe bashkëkombasin

0

Sipas burimeve policore, pas grupit kriminal qëndron një 52-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij 49-vjeçare, të cilët e kishin kthyer trafikun e drogës në biznes familjar.

Të shënjuara me… Mickey Mouse! Kjo është shenja dalluese që i kanë vendosur drogës që kishin për shitje tre shqiptarë, të cilët u arrestuan mbrëmjen e djeshme në Greqi. Në banesat e tyre u gjetën 10 pako, të mbushura me heroinë dhe me kokainë.

Sipas burimeve policore, pas grupit kriminal qëndron një 52-vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij 49-vjeçare, të cilët e kishin kthyer trafikun e drogës në biznes familjar. Të dy shqiptarë, por identiteti i tyre nuk dihej. Bashkë me ta u arrestuar dhe shqiptari tjetër, 31-vjeçar, edhe ky i paidentifikuar.

Përveç sasisë së drogës, atyre u janë konfiskuar edhe dy peshore precize, 3.400 euro, një veturë dhe shtatë telefona celularë.

Fitimi që do të bënin nga shitja e lëndëve narkotike llogaritet që të shkonte deri në dhjetëra mijëra euro. Kjo pasi në Greqi, një gram kokainë kushton 35 euro, por edhe mund të arrijë deri në 120 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu