Biznesmeni u gjet i vrarë në një kanal ujitës, nëna dhe djali akuzohen për vrasjen e tij. Ja si ka ndodhur ngjarja e rëndë

0

Një grua e moshuar dhe djali i saj 50 vjeç do të dërgohen në Prokurorinë Publike Serres, ditën e nesërme në mëngjes, pasi ata u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit 42-vjeçar, Giorgos Grigoriadis, i fundit ky që u gjet i vdekur në një kanal ujitës, në Nigrita.

Mediat greke shkruajnë se të akuzuarit janë fqinjë të viktimës, që jetojnë përballë shtëpisë që viktima po rinovonte në plazhin e Ofryni, Kavala.

Motivi i vrasjes ishte mosmarrëveshja personale. Policia bën të ditur se nëna dhe djali i saj kishin informacione se 50-vjeçari kishte një grindje të fortë me 42-vjeçarin dhe madje ishin kapur në krahë.

Grigoriadis mori goditjen fatale nga një mjet i ftohtë, ndërsa ai ishte duke u kthyer në shtëpi. Që në momentin e parë që u gjet trupi i tij, policia dyshoi se ai ishte vrarë nga dikush tjetër, pasi në bagazhin e makinës së tij u gjetën gjurmë gjaku, gjë që tregoi se vrasësi e çoi në kanalin e ujitjes.

Sipas informacionit të parë, 50-vjeçari dyshohet se ka rrëfyer vrasjen, ndërsa nëna e tij akuzohet se ka ditur se çfarë ka ndodhur dhe e ka mbuluar atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu