“Bjeri, bjeri! Mos e lër”/ Pamje “lufte” në zemër të Sarandës, momenti kur plagoset pronari i “Orange Club” (Video)

0

Del videoja e sherrit me armë jashtë ambienteve të Club ‘Orange’ në Sarandë, ku mbeti i plagosur pronari i lokalit Spiro Iljadhi, si dhe u lëndua një kalimtar i rastit i identifikuar si Mario Jani, 33-vjeç.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, të shtënat e shumta të armëve të japin përshtypjen një skene filmash me bandit, por që ndodh në zemër të një nga qyteteve më të frekuentuar gjatë ditëve të verës.

Mësohet se shkak mes biznesmenit Spiro Uljadhi dhe shtetasve Redjan Hadëri, Andrea Çaushi dhe Visi Çaushi është bërë nxjerrja jashtë e këtyre të fundit nga rojet e sigurisë së Club Orange.

Arsyet se përse këta tre persona janë nxjerrë jashtë lokalit nuk dihen ende, por ata nuk e kanë lënë me kaq dhe janë rikthyer të armatosur, ku më kanë qëlluar me breshëri ndaj lokalit dhe makinës së biznesmenit Iljadhi.

Pasi ka dëgjuar krismat e armëve, pronari i Orange ka dal jashtë dhe i është kundërpërgjigjur me armë.

“Bjeri ore, bjeri mos e lër”, dëgjohet të thuhet në videon e filmuar nga disa qytetarë të cilët largohen me vrap.

Plumbat e kanë kapur Iljadhin në pjesën e barkut, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Sarandës, biznesmeni është transportuar me helikopter drejt Traumës, ku dhe i është nënshtruar një operacioni vështirë.

Policia ka arrestuar biznesmenin në spitalin e Traumës si dhe shtetasin Redjan Hadëri, ndërkohë që dy vëllezërit Çaushi janë shpallur në kërkim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu