Bllokimi 5 ditor i kanalit të Suezit, imazhet satelitore tregojnë qindra anije që presin hapjen e kalimit

0

Imazhet satelitore tregojnë pasojat e shkaktuara nga bllokimi i anijes gjigante transportuese në Kanalin e Suezit.

Agjencia Evropiane Hapësinore ka ndarë imazhet satelitore, ku shihen qindra anije që kanë mbetur në Gjirin e Suezit, duke pritur të kalojnë përmes ujërave të Egjiptit.

Kolona e gjatë e anijeve për transportimin e mallrave është krijuar pas bllokimit të Kanalit të Suezit nga anija Ever Given, që është 400 metra e gjatë dhe 60 e gjerë.

Megjithatë derisa ditët po kalojnë kjo kolonë po vjen duke u bërë edhe më e gjatë, e nëse një gjë e tillë vazhdon edhe shumë gjatë bota rrezikohet nga një katastrofë ekonomike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu