Bllokohet sërish kufiri me Greqinë por me përjashtime /Kakavija do të jetë e mbyllur të martën dhe të mërkurën

0

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër ka njoftuar të gjithë qytetarët që duan të lëvizin drejt Greqisë të martën dhe të mërkurë, se kufiri do të jetë i bllokuar.
Sipas njoftimit për shkak të protestës së punonjësve të doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.
Ndërkohë mësohet se përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu