Bllokokohen dy ‘BMW X6’ që vinin nga Shqipëria, rezultonin të vjedhura në Itali

0

Policia kufitare e Kosovës ka bllokuar dy makina BMW X6, njera e zezë dhe tjetra e bardhë, të cilat po hynin në Kosovë nga Shqipëria. Pas hetimeve rezultoi se të dyja ishin vjedhur në Itali ën vitin 2010.

Policia Kufitare e Kosovës, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, e zbuloi rastin e parë më datë 22 maj, kur në hyrje ka kontrolluar veturën BMW X6, ngjyrë e zezë, me targa të Shqipërisë.

Pas kryerjes së punës në mënyrë profesionale dhe dyshimeve të ngritura se në numrin identifikues të automjetit mund të kishte ndërhyrje mekanike, në bashkëpunim me FRONTEX-in u bënë verifikim dhe hetim më i detajuar lidhur me automjetin në fjalë dhe prejardhjen e tij.

Bazuar në gjetjet dhe bashkëpunimin me FRONTEX, rezultoi se ky automjet ishte vjedhur në Itali në vitin 2010 dhe më pastaj ishte falsifikuar dhe regjistruar në Shqipëri. U mësua se i njëjti automjet, me të njëjtin numër identifikues ishte në qarkullim në Itali.

Po ashtu, më 24 maj 2022, në hyrje për në Republikën e Kosovës, zyrtarët policor kufitar kanë kontrolluar veturën tjetër BMW X6, ngjyrë e bardhë, me targa të Shqipërisë dhe pas verifikimeve të nevojshme në bashkëpunim me autoritetet dhe FRONTEX-in, është konstatuar se edhe ky automjet ishte vjedhur në Itali në vitin 2010. Madje, një automjet i njëjtë me të të, me të njëjtin numër identifikues është në qarkullim në Lituani.

Lidhur me këtë çështje është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit ka nisur çështja për ”vjedhje dhe falsifikim të automjetit” dhe rastet adresohen tek njësia kompetente për hetime të mëtejme.

Policia e Kosovës tha se mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas dhe efektiv të kufirit shtetërorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu