BMW-ja bëhet copë, Benz-i thyen xhamat e lokalit, shkaktohen 200 mijë euro dëme

0

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara në aksident janë përfshirë dy mjete, një BMW Seria M5 sport version me një Mercedez Benz S Class të vitit 2020. Të dyja makinat kushtojnë bashkë rreth 200 mijë euro, por fatmirësisht janë shënuar vetëm këto dëme materiale, dhe jo në njerëz.

Tek makina BMW kanë qenë dy të rinj me shpejtësi tepër të lartë, gjë që ka shkaktuar edhe aksidentin super luksoz. Benz-i i zi është përplasur edhe me xhamat e lokalit “Lavazza”. Dy të rinjtë që ndodheshin në makinën BMW kanë vetëm fraktura dhe thyerje në gjymtyrët e sipërm (krahë).

Në vendngjarje pranë Benz-it të zi shihet edhe ish-deputeti Aqif Rakipi, teksa nuk dihet nëse është i përfshirë në aksident apo vetëm në rolin e “spektatorit”. Edhe policia me ambulancën ndodhen në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu