Deputeti Luçiano Boçi ka folur jashtë sallës së Parlamentit në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Boçi tha se cështja e presidentit është politike ndërsa shtoi se ia ka bërë ftesën dhe Alibeajt që të jetë pjesë e grupit negociator të PD në cilësinë e deputetit.
Po ashtu Boçi tha për gazetarët se cilido deputetë që do të bëhet pjesë e negociatave duhet të bëjë një kërkesë te Komisioni i Rithemelimit
Boçi: Në kontaktet tona do kërkojmë të mbajmë qëndrimet tona për të konkluduar me një emër apo disa emra nga opozita.
Koncepti ynë është unifikues, jo ndarës. Procesi ndiqet në rrugë parlamentare, miratimi politik dhe çështja e presidentit. kemi ngërcin që Alibeja është i shkarkuar, në raport me veprimet e tij. Ulja e zotit Mediu nuk na pengon dhe nëse i shërben unifimkimit në do ndjekim procesin.
Grupi negociatior nuk kemi shkuar deri atje, ndoshta për të avancuar me emra konkret. Ideja e një grupi negociator me pjesën tjetër nuk është hedhur akoma. Do shqyrtohet dhe do marrë qëndrimin tonë.
Janë 5 raunde, koha mjafton . Kandidaturat nga opozita në datën 16. Mund të jetë edhe në datën e fundit. Është arritja e konsesusit me opozitën brenda saj dhe me mazhorancën. Presidenti duhet të jetë konsesual.
PD është një , ka organet e saj drejtuese, gjithësecili nga deputetet që do të përfshihet mund të bëjë kërkese në “Komisionin e Rithememlimit” që të jetë pjesë e grupit negociator. Edhe Alibeajt ja kam bërë këtë ftesë në cilësine e deputetit.
Nuk flas me supozime. Do mjaftonte një përbashkësi firmash për të propozuar një emër. Nuk është Grupi Parlamentar, mos e ngatërroni me 20 deputetë.