Boçi: Përshëndesim zhbllokimin nga Bullgaria, por nuk është vetoja shkaku i ngecjes së Shqipërisë

0

Luçiano Boçi theksoi se nuk është vetoja shkaku i ngecjes së Shqipërisë, por qeverisja e kryeministrit Edi Rama.

Paria Demokratike ka përshëndetur parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Ishte deputeti Luçiano Boçi, në një deklaratë për shtyp nga selia blu tha se ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndër të tjera në fjalën e tij, Boçi theksoi se nuk është vetoja shkaku i ngecjes së Shqipërisë, por qeverisja e kryeministrit Edi Rama. Ndaj dhe renditi katër arsye.

Deklarata e plotë:

Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian. Ritheksojmë faljen, që i kërkoi sot Kryetari i Partisë Demokratike kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeministrit Rama.

Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokracisë. Partia Demokratike beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera:-Shpopullimi masiv i vendit, që ka derdhur në  dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme; -Korrupsioni me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar; -Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave. 

-Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte. -Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen e tij, është kthyer në të ‘sëmurën e Europës’.

Pas më shumë se katër orësh debat, projektvendimi u miratua me 170 vota pro (“Vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike”, GERB dhe MRF), 37 “kundër” (“Ka një popull të tillë”, ” Vazrazhdane”, katër nga BSP dhe dy të pavarur) dhe 21 abstenime (BSP, një nga “Vazhdojmë ndryshimin” dhe dy deputetë të pavarur). Pas miratimit të projektvendimit nga Kuvendi Kombëtar, Këshilli i Ministrave duhet ta nënshkruajë atë. Kjo procedurë mund të zhbllokojë procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ishte një ditë më parë në Samitin e Brukselit ku Shqipëri e Maqedonia e Veriut dolën me duart bosh. Kjo pasi Bullgaria nuk kishte pranuar që të votohej heqja e vetos që ka vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut. Thirrja u bë nga lideri i Opozitës, Boyko Borissov, i cili deklaroi pro 59 votat e tij dhe ftoi qeverinë që ta votonin, por atë pasdite qeveria ra. Dhe rezoluta nuk kaloi në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu