“Bombë në dyqan ose bizhuteritë”Hajduti nën vjedh gurë të çmuar e varëse argjendi me vlerë miliona euro

0

Policia në Paris është në kërkim të një personi që vodhi bizhuteri dhe gurë të çmuar me vlerë mbi 2 milionë euro. 50-vjeçari erdhi me një skuter dhe grabiti dyqanin e bizhuterive Chaumet, të cilin e kishte në zotërim një argjendar i lartë.

Ai kërcënoi më armë punonjësit, duke u thënë se do të vendoste bombë në dyqan nëse nuk merrte bizhuteritë e shtrenjta. Biznesi ndodhet në një zonë të pasur, pranë Champs-Elysées.

Hajduti u kap nga kamerat e sigurisë, ku shihej i veshur me një kostum gri dhe fytyrën e mbuluar me maskë.

Policia thotë se ai i detyroi punonjësit të dorëzonin bizhuteri dhe gurë të çmuar, si dhe çelësat e dyqanit, para se të mbyllte stafin brenda kur ai të largohej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu