“Boshatisën” 18 vila luksoze dhe banesa në Itali, arrestohet 3 të rinjtë shqiptarë! Njëri prej tyre ‘hiqej’ si polic

0

Një polic shqiptar, të paktën kështu ka pretenduar, është arrestuar nga autoritetet italiane me akuzën e pjesëmarrjes në një bandë kriminale që kishin kryer disa grabitje në Itali.”Jam një polic shqiptar”, është deklarata që Klisman Nikolli 27 vjeç ka deklaruar para prokurorit italian Rudolfo Piccin, që sëbashku me nënprokurorin Carmelo Barbaro kanë lëshuar urdhërin e arrestit me burg ndaj tij dhe ndaj dy shqiptarëve të tjerë Viktor Bilani, 30 vjeç, e Flor Koca 35 vjeç.

Akuza ndaj tyre është grabitja e 18 vilave dhe banesave në territoret e komunave Portogruaro, Concordia Sagittaria, San Michele al Tagliamento, Azzano Decimo, Chions e Musile di Pia, të rajoneve Veneto e Friuli.

Të tre shqiptarët janë arrestuar pak orë para se të udhëtonin drejt Shqipërisë sëbashku më mallin e grabitur.

Para prokurorëve italianë kanë zgjedhur të heshtin e të mos u përgjigjen pyetjeve, ndërsa kërkesa e avokates mbrojtëse për të lehtësuar masën e ndalimit me burg është hedhur poshtë pasi për autoritetet italiane, tre të arrestuarit konsiderohen persona në rrezik arratisje e largimi nga territori italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu