Bosnjë/Serbët këndojnë këngë ultra-nacionaliste në rrugë: Do ta marrim Prizrenin…

0

Qytetarët serbë kanë dalë ditën e sotme në demonstrata nëpër rrugët e Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë dukekënduar këngë ultra-nacionaliste me fishekzjarrë të ndezur nëpër duar.

Këto pamje u panë në disa qytete të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, në të cilat ka edhe popullatë boshnjake. Nacionalistët etnikë serbë u panë duke kënduar së bashk një këngë popullore serbe. Kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë, u bën thirrje serbëve të pushtojnë Prizrenin Dubrovnikun, Cetinjen dhe Nevesinjen.

Disa përdorues në Twitter nga Bosjna shkruajnë se ata këndojnë të njëjtat këngë të kënduara në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë. Ngjarje të njëjta janë parë edhe në Novi Pazar, ku jeton një shumicë e madhe myslimane.

Asambleja e Republikës Srpska ka filluar procedurat për largim nga institucionet qendrore të Bosnje e Hercegovinës, një lëvizje që shkel Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë më 1995. Kryetari i saj, Millorad Dodik, është sanksionuar nga SHBA-ja si pasojë e veprimeve të tij, por duket se kjo nuk e ka penguar teksa është shprehur se SHBA po ndërhyn në çështje të brendshme të vendit dhe lka qëllim destabilizues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu