Botërori 2022 me rregulla të rrepta në Katar, burg dhe gjoba të larta për ata që konsumojnë alkool në publik

0

Botërori pa alkool dhe me shumë gjoba do të jetë ai që nis të dielën në Katar!

Organizatorët e Botërorit në Katar, vetëm dy ditë para fillimit të parë, vendosën të ndalojnë alkoolin në të gjitha zonat e stadiumeve, brenda dhe rreth tyre. Në fakt, çdo transport i alkoolit në vendin e Lindjes së Mesme do të jetë i paligjshëm.

Sipas një raportimi të Athletic , ndëshkimet për shkeljen e këtij ligji pritet të jenë shumë të ashpra. Konkretisht, në rast se dikush konsumon alkool në një nga zonat e “ndaluara”, do t’i kërkohet të paguajë një gjobë prej 820 euro dhe mund të dënohet me burgim deri në gjashtë muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu