Braçe për Veliajn si kandidat për bashkinë Tiranë: Jam ok por kryqyteti ka nevojë për ajër dhe transport publik

0

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është zëri i dytë në selinë rozë që mbështet kandidaturën e kryebashkiakut Erion Veliaj për Tiranën në lokalet e vitit 2023. Pas afirmimit nga vetë kryeministri Edi Rama, i ftuar në studion e Report TV, Braçe tha se Veliaj mund të rikandodojë, por që duhet të ndryshojë disa gjëra. Braçe ‘këshilloi’ Veliajn që t’i kushtojë vëmendje transportit publik e të krijojë më shumë ajër për kryeqytetin.

“Unë dua zëra më shumë se PS, jam dakord që të kandidoj Veliaj, po ky është vendim im, do duhet vendimi i shumë më tepër se PS, mendimi i komuniteteve që përbëjnë interesat Veliaj ka bërë mirë në arsim, t’i japësh këtij qyteti të ardhme, një mundësi më të mirë shkollimi është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jam një djalë që vij nga Kombinati, kanë ndryshuar shkollat, të gjitha shkollat e ndryshuara në perferi është e jashtëzakonshme, më mjafton kaq, t’i japësh një qyteti të ardhmen, meriton të vlerësohet. Tirana ka ekonomi të sajën që ndikon shumë fort në GDP e vendit, i duhet një gjë ndryshe, ky qytet ka nevojë për shumë ajër, ditët pa makina i kanë bërë, po duhet për një plan ndryshe, korsitë të arrijë deri në periferi, duhet të përmirësoj transportin publik, Tirana është në rrugën e duhur,”- tha Braçe.

Zgjedhjet lokale të 2023-shit pritet të mbahen mes muajit prill e maj, por data nuk është caktuar ende. Vendi ynë është i ndarë në 61 bashki, 59 prej të cilave drejtohet nga kampi rozë, Shkodra ka në krye demokratin Bardh Spahia, ndërsa në Finiq drejton Kristo Kiço, i dalë nga MEGA. Kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur skuadrën e re organizative zgjedhore e ka bërë lëvizje për drejtuesit e qarqeve, por nuk ka ende një listë me kandidaturat. E vetmja kandidaturë që është konfirmuar deri më tani është Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu