‘Braktisja skenën nga sulmet e panikut’, Albano Bogdo rrëfen vështirësitë me shëndetin mendor: Shkova te ‘Pesa’

0

Aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfyer eksperiencën e vështirë që ka kaluar me problemet e shëndetit mendor, si u diagnostifikua dhe si vendosi të kurohej.

Bogdo tha se kishte pasur vështirësi në diagnostifikimin e duhur, pasi mjekët dyshonin se mund të kishte probleme të zemrës, për shkak të rrahjeve të larta.

Ai më pas tregoi se si sulmi i panikut u bë aq i papërballueshëm sa që disa herë kishte braktisur skenën e “Apartamentit 2XL”. Bogdo tha në emisionin “Opinion” se vendosi të vizitohej te një psikiatër, pa marrë parasysh fare se çfarë mund të flisnin njerëzit.

“Kisha atak paniku, në gjendje aq të keqe sa që disa herë kam ikur nga shfaqja “Apartamenti 2XL”. Shkoja në spital dhe më vizitonin për probleme me zemrën, gjendrën tiroide, i kisha të rrahurat 120. Një ditë isha aq keq dhe shkova te psikologia, më dha disa ilaçe me bazë bimore, më bëri më keq. Kur do dilja në shfaqje, më thirrën emrin Albano Bogdo.

Në vend të dilja në skenë, ika shkova në spital. Ma gjeti një farmaciste, më tha ti ke panick atack si djali im, me dha një kokër benzodiazepinë që fjeta i qetë se kisha tre ditë pa gjumë. Më dha numrin e një psikiatri. Në nesërmen shkova menjëherë, as nuk e kisha problem fare se çfarë do thoshin njerëzit. Më dha disa ilaçe, kisha atak paniku, depresion dhe BPD. Për tre muaj isha i qetë, tashmë më rikthehet ndonjëherë por kështu ndodh”, u shpreh Bogdo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu