Përveç romancave, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ka pasur edhe shumë marrëdhënie të ngushta shoqërore që janë krijuar mes banorëve.
Njëra prej tyre ka qenë edhe midis Einxhelit dhe Beniadës. Dy nga konkurrentet të cilat nuk u ndanë asnjë moment deri ditën që dolën nga shtëpia.
Dukej se kjo miqësi e bukur do të zgjaste për një kohë të gjatë, por ndjekësve iu ka bërë përshtypje fakti që ish-banoret nuk janë parë asnjëherë së bashku. Kaq ka mjaftua që njerëzit të aludonin se mes tyre mund të ketë pasur një krisje.
Sipas burimeve, vajzat kanë hatërmbetje me njëra-tjetrën dhe nuk kanë biseduar pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”. Kryesisht hatërmbetja ka filluar nga Einxhel, teksa ka lexuar komentet e mamit të Beniadës që fliste kundër saj.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që vajzat i kanë dhënë fund miqësisë së tyre, por nuk i dihet ndoshta mund të ketë edhe një sqarim, kjo mbetet për t’u parë!
Rikujtojmë se Einxhel dhe Beniada kanë pasur edhe një diskutim për shkak të Donald Veshaj.
Beniada është parë shpesh nën shoqërinë e aktorit dhe kjo ka acaruar moderatoren.
Einxhel në atë kohë u përplas keq me Donaldin për shkak të bashkëpunimit që kanë pasur jashtë shtëpisë.