Breshëri me armë drejt banesës / Pronari i dhunuar për vite me radhë, çfarë e lidh me Majlinda Bregun (DYSHIMET)

0

 

Nga ngjarja e rëndë që ndodhi gjatë natës në fshatin Prezë, ku u qëllua me breshëri arme në drejtim të një banese, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Burime bëjnë me dije se pronari i banesës është shtetasi Naim Sela, i cili edhe më herët ka rënë pre e dhunimit, për shkak të një konflikti për çështje pronash.

Sela akuzonte asokohe si autor të dhunimit shtetasin Hektor Ajazi, që është kunati i politikanes së njohur Majlinda Bregu, e cila mbante dhe postin e ministres. Rasti i Selës kishte bërë bujë në atë kohë, për shkak dhe të marrjes së tij në mbrojtje nga deputetë të ndryshëm socialistë, të cilët akuzonin si përgjegjëse familjen e Bregut, prandaj edhe policia nuk reagonte.

“Jam Naim Sela, nga Preza Tiranës. Më morri dikush në telefon nga qendra e Tiranës, më tha që jam në autostradën e Vorës, kur shkova atje u prezantova, shoh Hektor Ajazin me disa truproje, të cilët më thanë që janë të repartit 88, me armë, më goditën, më lanë në rrugë, kam përfunduar në spital.

Kemi një gjyq pronash në datën 15, për ti paraprirë këtij gjyqi, mund të jetë një ndër arsyet. Hektor Ajazi ka marrë pronat. Ka mashtruar një fshatarin tim, unë dola për ta mbrojtur atë në gjyq. E ka mashtruar, për këtë arsye”, shprehej Sela pas dhunimit në 2010.

Por megjithë ndryshimin e qeverive, duket se konflikti për familjen Sela nuk është shuar, dhe mbrëmjen e djeshme ata i kanë shpëtuar një atentati që mund të kishte rezultuar dhe me pasoja për jetën.

Njoftimi i policisë:

Gjatë natës, në Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu