Briseida tregon historinë tronditëse të tradhëtisë së burrit me nusen e vëllait. Ajo shkonte edhe me vëllain tjetër

0

“Shihemi në Gjyq” tronditet nga historia rrënqethëse e Briseidës, një nënë 34-vjeçare me shumë vuajtje mbi supe. Në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan, ajo tregon se ka dy fëmijë, një djalë 14 vjeç dhe një vajzë 9 vjeç nga një martesë 15-vjeçare. Por prej një viti ajo gjendet në shtëpinë e nënës së saj Violetës, që i kërkon të largohet sepse rrënja e konfliktit të shtëpisë martesore të Briseidës, kërcënon dy djemtë e saj.

Briseida: Kam ardhur për djalin tim sot. Nuk dua që djali im të bëhet vrasësi i babait. Mënyra që ka bërë burri im , tradhtia që ai dhe akoma po jeton, është shumë e shpifur, të paktën për karakterin tim. Ai ka marrë nusen e vëllait të tij, i mori vëllait nusen dhe sot kanë një fëmijë. Për këtë arsye mua më ushtrojnë dhunë dhe më dëbojnë nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Pra janë dy vëllezër? Të dy të martuar? Dhe burri yt shkonte me nusen e vëllait të tij, ndërkohë që ishte e martuar me vëllain?

Briseida: Njëkohësisht. Vëllai ka 18 vjet i martuar dhe ky ka 15 me mua.

Ardit Gjebrea: Dhe nusja shkonte me të dy vëllezërit?

Briseida: Po dhe ka fëmijë me të dy vëllezërit, me bashkëshortin tim ka një djalë 15-ditësh dhe me këtë ka një djalë 17 vjeç invalid, një vajzë 8 vjeçe dhe një 4 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po si u zbulua kjo gjë?

Briseida: Këtë e zbuloi im bir, i pa. Duke lozur në shtëpi, i sheh duke…u puthur. Nuk dua që djalin tim ta shoh në hekura. Nuk dua që djali im të vrasë babanë se mezi po e rris atë djalë. Djali e sheh duke u puthur babanë e vet e shumë gjëra, ngrihet natën e merr thikën të vrasë babanë. Unë e ndiej, i them “çfarë po bën?”, thotë “ma ti nuk e di çfarë bën ky, ky puthet me atë qelbësirën”, “me kë?” i thashë, “me Xhoanën” tha dhe i dhashë djalit shuplakë në fytyrë. I them “çfarë thua?” dhe djali duke qarë më tregon gjithçka.

Unë e shikoja, shikoja shumë gjëra, por e ke parasysh kur thua “ej, ti je idiote nuk ndodh, kunata është motër, nuk shkohet”. Sa i pashë, filluan të më ushtronin dhunë. Vjehrra më thoshte “hesht”, por si mund të hesht, “pse më qëllon mua, bjeri kush është për t’i rënë, jo mua”. Unë dua fëmijët e mi, asgjë s’dua sot, dua vetëm djalin. Sot fëmijët i kam të bullizuar. Djali më mbyllet , më qan, vajza mbyllet në banjë, merr mësuesja e shkollës e thotë “është mbyllur se i thonë shokët shiko ç’ka bërë babi.

Briseida: Kur isha në Itali, i kap mesazhin djali, i nis një video të shpifur bashkëshortit tim, djali ma tregon mua, unë e marr zihem me të.

Eni Çobani: Video çfarë, video kishte dalë ajo vetë apo video të tjera?

Briseida: Video të tjera dhe një foto të saj që ish… Djali kap telefonin ia sheh, mi tregon mua dhe ai më godet me grusht në kokë, më bie të fikët.

Eni Çobani: Juve? Për videon që i dërgon një zonjë tjetër, ju godet burri juaj?

Briseida: Po. Më tha “ti i ke mësuar fëmijët nën vete, i ke bërë për vete”. “Ore fëmijët i kemi bashkë, ç’u kam bërë unë?” E ngriti si akuzë, aty më bie të fikët, përmirësohem pak, më merr vëllai i vogël në telefon. Kishi kaluar 1-2 orë, e hap djali dhe thotë “ma, daja”, i them vëllait “nuk po shoh” se hapja sytë, por nuk shihja më. Vjen vëllai me vrap, e ndjeu, kurrë mos qoftë vëlla për motër, më thotë “më thuaj, të ka goditur”, “jo, më ra tenxherja”, i thashë, “po pse?”, “po se jam e shkurtër, nuk arrij dot”. Kërkoja të mbahesha për gjethet e fikut, i themi ne vlonjatët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu