Britania goditet nga një tjetër virus vrasës, rezultojnë pozitivë dy pacientë

0

Dy raste të virusit vdekjeprurës të “lisë së majmunit” janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke u dhënë dëshmi deputetëve mbi trajtimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, Matt Hancock rastësisht njoftoi se po merrej edhe me një ‘shpërthim’ të virusit të rrallë, shkruajnë mediat e huaja.

Sekretari i Shëndetësisë e përshkroi situatën si ‘absolutisht standarde’ dhe këmbënguli se ai merrej me ‘këto lloj shpërthimesh gjatë gjithë kohës’.

Por ai nuk dha detaje për sa pacientë ishin infektuar ose nëse virusi po përhapej në Britani së bashku me coronavirusin.

Veç kësaj, autoritetet e Shëndetit Publik në Uells më vonë konfirmuan se ishin vërejtur ‘dy raste të tilla të importuara’.

Të dy pacientët vinin nga e njëjta shtëpi në Uellsin Verior por nuk u dhanë detaje për moshën ose gjininë e tyre. Vetëm një është duke u trajtuar në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu