Burg për “mashtruesen profesioniste”, Milena Deraj! Gënjente qytetarët për bono thesari, si 30-vjeçarja vodhi 600 mijë euro

0

30-vjeçarja Milena Deraj, e akuzuar për mashtrim të qytetarëve është lënë në burg nga gjykata.

Disa foto në institucionet shtetërore shqiptare, si dhe CV si punonjëse e Bankës së Shqipërisë i mjaftoi një 30-vjeçareje të mashtronte duke përfituar rreth 600 mijë euro, por kërcënimi nga një i mashtruar e nxori zbuluar dhe u vu në pranga nga policia e Tiranës.

Milena Deraj prej një viti nuk punonte më si ekonomiste në Bankën e Shqipërisë, por megjithatë ajo bindi një biznesmene nga Divjaka se vazhdonte ta bënte këtë punë duke i zhvatur 230 mijë euro kundrejt premtimit se do t’i konvertonte në bono thesari.

Me paratë e marra 30-vjeçarja kishte blerë apartamente në Tepelenë. Uria për para nuk u shua me shumën e majme dhe Milena Deraj i hyri një rruge të rrezikshme në të cilën e futi dhe veten në kurth.

30 vjeçarja ra në kontakt me Hasan Veracakun dhe dy bijtë e tij duke iu zhvatur 340 mijë euro me premtimin se do u mbyllte procesin gjyqësor për vrasjen e katërfishtë të ndodhur në Velipojë.

Më 26 qershor të vitit 2021 konflikti për hapësirën e plazhit mes dy familjeve pronare hotelesh në Velipojë, Ferracakëve dhe Gocajve solli vrasjen e 4 personave. Viktimat e ngjarjes ishin biznesmeni i njohur i zonës, Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Xhovani Gocaj e Edmond Gocaj dhe punonjësi i hotelit,17 vjeçari Myzerim Zeneli, i cili ishte në ditën e parë të punës.

Kur premtimi nuk u mbajt familja Veracaku kërcënoi 30 vjeçaren për vetëgjygjësi çka e solli konfliktin e tyre para policisë. Milena Deraj u arrestua me akuzën e mashtrimit me shuma të mëdha ndërsa Hasan Verarracaku dhe dy bijtë u shpallën në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu