Burimet: Shpërndarësi i madh i kokainës në Tiranë, shofer i një titullari të rëndësishëm

0

Një shpërndarës i madh kokaine në Tiranë, 31-vjeçari K.M. që u arrestua nga Policia në rrugën e Kokonozëve, sipas burimeve mediatike është shofer i një titullari të një institucioni të rëndësishëm në Tiranë.

Gazeta “Panorama” shkruan se “shoferi i një titullari në një institucion të rëndësishëm ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se shiste kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe mbante armë zjarri në banesë. Forcat Shqiponja kanë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Doses” 31-vjeçarin me inicialet K.M.”

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”,  pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe mbante armë  në banesë, kanë organizuar  operacionin policor të koduar “Doses”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. M, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Policët në rrugën “Kokonizi” kanë ndaluar automjetin me drejtues K. M, në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur 35 doza kokainë gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, policët gjetën dhe sekuestruan një sasi tjetër kokainë, tri pistoleta dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se  K. M, pasi siguronte kokainë në sasi të mëdha, e ndante atë në doza dhe e shiste më pas në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu