Burrë e grua rrihen nga doganierët në Turqi, pamjet e keqtrajtimit të çiftit publikohen në rrjetet sociale

0

Pas publikimit të pamjeve të çiftit, İrfan dhe Yıldız Ozdemir, të cilët u rrahën nga doganierët gjatë kalimit të tyre nga Porta Kufitare e Haburit në Turqi, Guvernatorja e Shirnakut njoftoi se dy doganierët e përfshirë në incident janë pezulluar nga puna.

Ozdemir nga ana tjetër është thirrur në departamentin e kontrabandës me arsyetimin se në çantën e saj ishin gjetur 1 kilogram çaj, 5 kilogramë oriz dhe 2 kilogramë sheqer të padeklaruar. Duke shpjeguar se si ndihej pas incidentit, Ozdemir tha se “i publikova pamjet sepse nuk dëshiroja që fëmijët e mijë të keqinformohen”.

Çifti ishte nisur për në shtëpinë e tyre në Silopi me produktet që blenë nga Qeveria Rajonale Kurde e Irakut (IKRG). Kur arritën në portën e kufirit, ata u thanë doganierëve se nuk do t’i kalonin produktet përmes rrezeve ultra-violetë.

Pas kundërshtimeve, doganierët filluan të rrihnin İrfan Özdemir. Yıldız Özdemir, e cila vuan nga problemet e zemrës nisi t’u bërtiste oficerëve. Më pas, një doganier me uniformë e goditi gruan me shuplakë dhe vazhdoi duke e shkelmuar ndërsa ishte në tokë.

Doganierët pritet të dënohen rëndë për rrahjen e dy qytetarëve të pafajshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu