Burri e tradhtoi me kunatën dhe lindi fëmijë, Briseida: Djali u ngrit natën për ta vrarë…

0

“Shihemi në Gjyq” tronditet nga historia rrënqethëse e Briseidës, një nënë 34-vjeçare me shumë vuajtje mbi supe. Në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan, ajo tregon se ka dy fëmijë, një djalë 14 vjeç dhe një vajzë 9 vjeç nga një martesë 15-vjeçare. Por prej një viti ajo gjendet në shtëpinë e nënës së saj Violetës, që i kërkon të largohet sepse rrënja e konfliktit të shtëpisë martesore të Briseidës, kërcënon dy djemtë e saj.

Briseida: Kam ardhur për djalin tim sot. Nuk dua që djali im të bëhet vrasësi i babait. Mënyra që ka bërë burri im , tradhtia që ai dhe akoma po jeton, është shumë e shpifur, të paktën për karakterin tim. Ai ka marrë nusen e vëllait të tij, i mori vëllait nusen dhe sot kanë një fëmijë. Për këtë arsye mua më ushtrojnë dhunë dhe më dëbojnë nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Pra janë dy vëllezër? Të dy të martuar? Dhe burri yt shkonte me nusen e vëllait të tij, ndërkohë që ishte e martuar me vëllain?

Briseida: Njëkohësisht. Vëllai ka 18 vjet i martuar dhe ky ka 15 me mua.

Ardit Gjebrea: Dhe nusja shkonte me të dy vëllezërit?

Briseida: Po dhe ka fëmijë me të dy vëllezërit, me bashkëshortin tim ka një djalë 15-ditësh dhe me këtë ka një djalë 17 vjeç invalid, një vajzë 8 vjeçe dhe një 4 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po si u zbulua kjo gjë?

Briseida: Këtë e zbuloi im bir, i pa. Duke lozur në shtëpi, i sheh duke…u puthur. Nuk dua që djalin tim ta shoh në hekura. Nuk dua që djali im të vrasë babanë se mezi po e rris atë djalë. Djali e sheh duke u puthur babanë e vet e shumë gjëra, ngrihet natën e merr thikën të vrasë babanë. Unë e ndiej, i them “çfarë po bën?”, thotë “ma ti nuk e di çfarë bën ky, ky puthet me atë qelbësirën”, “me kë?” i thashë, “me Xhoanën” tha dhe i dhashë djalit shuplakë në fytyrë. I them “çfarë thua?” dhe djali duke qarë më tregon gjithçka.

Unë e shikoja, shikoja shumë gjëra, por e ke parasysh kur thua “ej, ti je idiote nuk ndodh, kunata është motër, nuk shkohet”. Sa i pashë, filluan të më ushtronin dhunë. Vjehrra më thoshte “hesht”, por si mund të hesht, “pse më qëllon mua, bjeri kush është për t’i rënë, jo mua”. Unë dua fëmijët e mi, asgjë s’dua sot, dua vetëm djalin. Sot fëmijët i kam të bullizuar. Djali më mbyllet , më qan, vajza mbyllet në banjë, merr mësuesja e shkollës e thotë “është mbyllur se i thonë shokët shiko ç’ka bërë babi yt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu