Burri mbijeton 2 muaj në tundrën -20C të mbushur me arinj, gjen konserva 40-vjeçare në dëborë

0

Një burrë i humbur në një zonë të shkretë, në një prej rajoneve më të ftohta të botës, është shpëtuar mrekullisht, madje për herë të dytë.

45 vjeçari Igor Krivoshapkin, ka arritur të mbijetojë për dy muaj në “mbretërinë e akullit” të Siberisë, ku temperaturat arrijnë deri në -20C, pasi gjeti kanaçe ushqimi 40-vjeçare në një tendë në dëborë.

Babai i tre fëmijëve shpëtoi gjithashtu nga sulmet e arinjve dhe ujqërve që mbushin rajonin siberian të Jakutisë – një nga zonat më të ftohta, të banuara të planetit.

Ai u gjet më shumë se 200 km larg vendit ku kishte humbur, dhe dy javë pasi kërkimet për të ishin ndaluar dhe shpresat për ta gjetur të gjallë ishin shuar.

Bariu i drerëve nuk arrinte të shpjegonte sesi ishte zhdukur apo si kishte mbijetuar prej gushtit, në fund të periudhës verore të rajonit.

Raportimet thonë se shpëtimi i tij erdhi nga një sasi kanaçesh ushqimi që ishin sjellë në tundrën e ashpër që prej epokës sovjetike  si furnizime emergjence për barinjtë.

Të afërmit e tij kishin paralajëmruar se askush nuk mund të mbijetojë në këto temperatura, por gjithsesi nuk i kishin humbur shpresat.

Ata kishin kontaktuar me fallxhoren e zonës Maria Kupriyanova, e njohur dhe si Sanaaya, e cila kishte parashikuar se Igor do të gjendej i gjallë, madje ditën e feste familjare.

“Ai u gjet në ditën e lindjes së nipit tim,” thotë Svetlana, motra 45-vjeçare e të humburit. “Jam shumë mirënjohëse për parashikuesen mistike”.

Babai i tre fëmijëve u gjet në një tendë që bariu Rodion Golikov kishte lënë rezervë, të pajisur me një sobë dhe rezerva ushqimore.

Mgjithse ishte mjaft larg nga vendi ku Igor ishte parë për herë të fundit, pika është përdorur edhe më parë nga barinjtë e zonës.

Por megjithë zbulimin e tij në tendë nga një tjetër fashtar, u deshën edhe pesë ditë që të shpëtohej nga një helikopter i linjave shtetërore Polare.

Grupi nga ajri arritën të uleshin me mjetin pranë tendës së tij dhe e morën për ta dërguar në spitalin e Batagay.

Igor i tregonte më pas të motrës se “kishte humbur fillin” teksa ecte në botën e egër, dhe kishte humbur sensin e realitetit.

Ai tha se pësonte “humbje ndjenjash” dhe binte në “huti” teksa ecte mes tundrës së shkretë.

Por kjo nuk ishte eksperienca e tillë e parë për të.

Ai kishte humbur dhe në korrik 2019 pasi humbi orientimin në pyjet zonës Ust-Yana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu