Butrini paska pritur që Kiara të futet në “BBV”, që ti bënte këtë “dedikim” ish-partneres

0

Dinamikat dhe zhurma e madhe që ka krijuar Big Brother VIP Albania nuk e ka lënë indiferent as këngëtarin Butrint Imeri. Disa vite më parë lidhja e Butrint Imerit dhe Kiara Titos ka qënë kryeqëndra e mediave rozë. Edhe vetë Kiara e ka përmendur pak gjatë një bisede lidjen e sajeë të dashurisë e cila zgjati vetëm dy vite mes tyre.

Pas spektaklit të mbrëmshëm (e shtunë), Butrinti ka postuar një foto të Kiarës në llogarinë e tij të Instagramit.

Butrinti shpërndau një foto nga profili i saj dhe sipër vendosi një ’emoji’ kurore  ku tregonte hapur hapur mbështetjen e tij ndaj Kiarës.

Veprimi i autorit të “Cigaren” vjen pas një sërë dinamikash në shtëpinë e famshme që është përfshirë pikërisht Kiara.

Moderatorja që nga hyrja në shtëpinë e famshme ka qenë në fokus të banorit tjetër, këngëtarit Luiz Ejlli, i cili po tenton në çdo mënyrë që ta bëjë për vete.

Ndërkohë, historinë e dashurisë me Butrintin, Kiara e ka përmendur me disa prej banorëve.

Pa e përmendur emrin e tij, Kiara tha se këngëtari ‘ka qenë personi i duhur në kohë të gabuar’.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tyre, nëse Butrinti e ka bërë për të marrë pak vëmendje nga ky edicion, apo mund të ketë ende diçka mes tij dhe prezantueses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu