Buxheti 2023/ Xhafaj i kujton Ramës shprehjen “shtriji këmbët sa ke jorganin”: Fokus te pensionistët e të rinjtë, jo investime…

0

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj duke folur në Kuvend për buxhetin e vitit 2023, i ka kujtuar kryeministrit Rama shprehjen popullore “shtriji këmbët sa ke jorganin”, duke theksuar se nevoja është të fokusohen ndihmat tek pensionistët dhe të rinjtë dhe të mos bëhen investime si në kohë paqeje.

Pjesë nga fjala e Fatmir Xhafës:

Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përulur, shumë më komunikuese me grupet e interesit e kryesorja e të jetë transparente e të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit me menaxhimin e përdorimin e fondeve buxhetore. Bie dakord më disa masa shtrënguese në buxhet megjithatë është absurde që kur flasim për kohë lufte të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje. Që të ketë kuptim dhe ajo shprehja “shtriji këmbët sa ke jorganin”.

Kjo e për faktin se kambanat e krizës energjitike dëgjohen gjithnjë e më pranë si një pandemi e re ekonomike. Besoj se po punohet shumë mirë për ta menaxhuar por përtej krizës ne duet të shohim se si duhet të përfitojmë për të ardhmen që mos bëjmë të njëjtat gabime.

Buxheti dhe në këto kushte shtrëngese mendoj se mund dhe duhet të ishte dhe më shumë i fokusuar të xhepi i të pamundurit veçanërisht tek xhepat e pensionistëve pa mbështetje shtesë apo të programojmë më mirë disa politika incentivuese për të rinjtë, mbështetja e bizneseve të reja, punësimi i të rinjve, shtimi i banesave sociale, etj”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu