Çdo mëngjes një pjesë historike e Tiranës shuhet.Po na vjedhin të tashmen,po dhunojnë të shkuarën

0

Duke reaguar për prishjen e ndërtesës së Maternitetit në zonën e ish-Stacionit të Trenit, kandidatja për deputete e LSI-së, Klajda Gjosha thekson se kryeqytetit i humbi edhe një ndërtesës historike.

Sipas saj, çdo justifikim për shembjen e saj është i papranueshëm, duke akuzuar socialistët se përveç “po na dhunojnë e vjedhin të tashmen, po na vjedhin e dhunojnë dhe të kaluarën!

Reagimi i plotë:

Prishja papritur e ndërtesës historike së Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, të vret në zemër si qytetar i Tiranës, e aq më tepër si nënë.

Janë me dhjetëra mijëra kujtime të lumtura që lidhen me atë ndërtesë. Papritmas të gjitha këto fshihen befasisht. Cohesh një mëngjes dhe nuk gjen me asgjë që të lidh me të kaluarën, me kujtimet, me qytetin.

Çfarëdolloj justifikimi që mund të parashtrohet është i papranueshëm. Minimimumi për vepra të trashëgimisë kulturore duhej ndërmarrë dhe mendimi i komunitetit. Por askush nga komuniteti nuk ka asnjë informacion se çfarë do të ndodhë me lagjen e tij, me qytetin e tij. Çohen nga gjumi dhe çdo mëngjes shohin një pjesë të kujtimeve dhe identitetit të tyre të humbasë. Sjellje totalisht autoritare që duhet të marrë fund.

Mirë që po na dhunojnë e vjedhin të tashmen, por po na vjedhin e dhunojnë dhe të kaluarën!

Për të mos i lënë të na vjedhin dhe të ardhmen, në 25 Prill duhet t’i largojmë nga pushteti me votë!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu