PARIS- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Katedrales së Notre-Dame, në Paris.
Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social “Facebook”, teksa ka ndarë pamje nga ceremonia, ku shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Në postimin e tij, Rama ka theksuar se Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të 5 viteve më parë.
“Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama.