Cërrik/ Kapen duke luajtur me zara në një lokal, nën hetim 12 personat! Arrestohet pronari

0

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të organizimi të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 3, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, operacionin policor të koduar “Pikët”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në ambientet e këtij lokali, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. G., 35 vjeç, pasi kishte vënë lokalin që kishte në pronësi, në dispozicion të organizimi të kundërligjshëm të lojës së fatit me zara.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë të cilët u kapën duke luajtur me zara, në ambientet e këtij lokali.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina ku zhvillohej loja me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu