Çështja e dinarit serb/ Mbahet sot takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, ja kush do të përfaqësojë secilin shtet

0

Sot do të mbahet takimi i Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar çështjen e dinarit serb.

Ndërmjetësi i këtij takimi do të jetë Bashkimi Europian me praninë e Miroslav Lajçak.

Kosova do të përfaqësohet nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, pasi zv. Kryeministri Besnik Bislimi është shprehur se nuk do të jetë pjesë e këtij takimit, duke thënë se nuk është pjesë e dialogut.

Ndërkohë, Serbia do të përfaqësohet nga kryenegociatori për dialog me Kosovën, Petar Petkoviç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu