Çështja për vulën e PD/ Avokati i grupimit të Alibeajt: Pranojmë çdo vendim të gjykatës. Ristani: Jemi në sulm, këto s’kanë rëndësi

0

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Arben Ristani gjatë debatit në emisionin “Open” ka treguar mënyrën se si pala e Sali Berishës ka depozituar në gjykatë dokumentet për çështjen e vulës së demokratëve.

Nga ana tjetër avokati i grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa ka thënë se pala që ai përfaqëson juridikisht është e gatshme të pranojë çdo vendim gjykate, ndërsa vijoi duke thënë se ka bërë disa kërkesa për përshpejtimin e marrjes së vendimit dhe akuzoi palën tjetër se nuk e ka ndërmarrë këtë veprim asnjëherë.

Ristani ka deklaruar më tej se asgjë nga ato nuk ka rëndësi, pasi opozita ndodhet në një betejë me pushtetin dhe ka rrezik të zhduket përfundimisht.

Pjesë nga biseda:

Ristani: Kërkesa i është drejtuar gjykatës nga një njeri i autorizuar nga Berisha, si kryetari i Kuvendit të 11 dhjetorit.

Sefa: Është marrëzi kjo që thoni. Berisha pretendohet se është zgjedhur kryetar në prill. Edhe ato që bëni vetë i bëni gabim

Ristani: Këta që pretendojnë kanë bërë një kuvend dhe kanë autorizuar një person dhe e kanë çuar në gjykatë që thotë se po pas dokumenteve regjistrohesh. E vetmja mundësi është gjyqi me palë kundërshtare. Një njeri që mendon se vendimet e kuvendit të datës 11 nuk përputhen me kushtetutën bën padi që nuk është dakord. Kjo padi nuk është bërë. Gjykata ka qenë nën presion nga pushteti. Nëse nuk është në favorin tonë nuk kemi çfarë bëjmë. Pyetja jonë është çfarë do bëjmë për të rikthyer ligjin.

Sefa: Është shumë e thjeshtë. Neve jemi të gatshëm të pranojmë çdo vendim gjykate. E pranojmë çfarëdo vendimi është. Kam bërë kërkesa në Apel për të përshpejtuar gjykimin, nuk kam parë zotërinjtë e foltores të kërkojnë të përshpejtojnë vendimin. E kam thënë, cilido vendimi ai do respektohet në mënyrë kategorike. Nëse gjykata thotë se vendimi i parë do lihet në fuqi do respektohet nga të gjithë ne. Për ne çdo vendim është në përputhje me atë që kemi bindje profesionale.

Nuk ka dalë në media vendimi i Zhukrit. Ne kemi bërë ankim, kemi marrë vërtetim nga regjistri ku thuhet se kush e drejton partinë dhe e kemi depozituar në gjykatë.

Ristani: Kush e drejton sipas jush me emër? Nga kush e more autorizimin?

Sefa: E kam marrë në shkurt 2022. E kam marrë nga kush ka qenë kryetar. Basha ka qenë dhe ai ma dha. Alibeaj ka autorizim për përfaqësimin e PD-së që nga viti 2021. Edhe ju keni lëshuar autorizime me qindra kur keni qenë sekretar.

Vendimi i gjykatës thotë që ka një kërkues që është PD që pretendohet se përfaqësohet nga dy individë. Berisha nëse flet për produkt mediatik, është ai kryetar sipas kësaj.

Ristani: Nuk ka rëndësi asgjë nga këto. Opozita është në sulm dhe ka rrezik të zhduket

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu