Çfarë ka kaq speciale ky sanduic, që kushton 100 dollar

0

Parku i famshëm i lojërave ”Disneyland” ka nxjerrë në shitje si risi një sanduiç gjigant prej 100 dollarësh që mund të ushqejë 6 deri në 8 njerëz. Autoritetet e parkut thanë se:

“I quajtur sanduiçi Pym-nini, ai është një nga ushqimet më të shtrenjta në ‘Avengers Campus House of Mouse’, një zonë brenda ‘Disney California Adventure’ kushtuar trajnimit të brezit të ardhshëm të superheronjve.”

Në këtë sanduiç ka djathë, proshutë me rozmarinë, sallam dhe salcë domateje të thatë. Është gjithashtu e mundur të blini një pjesë të sanduiçit për 14,50 dollarë.

Pym-nini do të jetë në dispozicion nga 4 qershori, kur ”Campus Avengers” më në fund do të jetë i hapur për publikun. Gjithsesi kujdesuni të mos e teproni ta porosisni shpesh sepse ky sanduiç me siguri ka shumë kalori dhe mund të fitoni disa kile të padëshiruara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu