Çfarë lajmi dha këngëtarja që zhgënjeu papritur fansat?

0

Prej kohësh Fifi ka paralajmëruar se do të publikojë këngën “Maniac”, për videoklipin e të cilës ka bashkëpunuar me Fation Kuqarin. Kjo këngë u bë shkak që në rrjet të përhapeshin edhe thashetheme se Fifi kishte nisur një lidhje me ish-konkurrentin e “Për’puthen”. Mirëpo disa ditë më parë, gjatë një bisede virtuale me fansat, këngëtarja zbuloi se Fationin e ka thjesht mik të mirë dhe asgjë më shumë.

“E kam thjesht shok dhe e falenderoj shumë që ka qenë pjesë e projektit që po nxjerrr. Faleminderit toto.”- u përgjigj Fifi.

Ndërkohë që të gjithë po prisnim me padurim publikimin e kësaj kënge, Fifi ka treguar se nuk do të lançohet ditën e nesërme ashtu siç ishte paralajmëruar. Për arsye personale këngëtarja është detyruar që ta shtyjë publikimin për ditën e shtunë dhe ajo është shprehur se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të, ndaj dëshiron që të dalë ashtu siç i ka hije.

“Projekti që kam pasur për nesër shtyhet për të shtunën për arsye shumë të rëndësishme të miat. Uroj që s’do zhgënjeheni dhe do keni durim të prisni 2 ditë më shumë. Është një projekt shumë i rëndësishëm për mua dhe kam nevojë të dalë tamam siç i ka hije dhe e di që është diçka e bukur”, është shprehur Fifi në një video të publikuar në Instagram.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu