Çfarë mund të bëni për të shmangur migrenën e shkaktuar nga qëndrimi i gjatë para kompjuterit

0

Nëse punoni nga kompjuteri, kontrolloni herë pas here ekranin e celularit, kthehuni në shtëpi dhe shikoni përsëri ekranin e televizorit ose lëvizni nëpër rrjetet sociale, mos u habitni nëse keni migrenë ose koka juaj është gati të thyhet.

Sidomos për njerëzit që janë të prirur për migrenë dhe dhimbje koke, ekranet dhe drita që lëshojnë mund ta përkeqësojnë problemin edhe më shumë.

Hulumtimet kanë treguar se ngjitja pas ekraneve intensifikon migrenën dhe dhimbjet e kokës. Ja çfarë mund të bëni për t’i shmangur ato: Çfarë mund të bëni për të shmangur migrenën e shkaktuar nga ekranet.

Ulni ndriçimin e ekranit tuaj

Çdo telefon celular dhe kompjuter ka aftësinë për të rregulluar ndriçimin e tij. Sa më pak dritë të lëshojë, aq më mirë.

Përdorni syze që filtrojnë rrezatimin blu
Mund të mos jetë vërtetuar shkencërisht që syzet e rrezatimit blu mbrojnë kundër migrenës, por shumë neurologë i rekomandojnë, pasi bllokojnë në një farë mase, qoftë edhe një sasi të vogël, rrezatimin nga ekrani.

Mos harroni të bëni pushime të shpeshta larg ekraneve

Është e rëndësishme të bëni pushime të shpeshta nga ekranet. Mbani në mend, në vend që të shkoni nga një ekran në tjetrin, mos shkoni direkt nga kompjuteri në celular, ose nga televizori në laptop. Mbyllni sytë për pak ose zgjidhni të shikoni diçka interesante, pa ndërmjetësimin e një ekrani.

Vendosni një kujtesë kur kaloni një kufi të caktuar kohor

Shumë aplikacione si Instagram për shembull, ju japin mundësinë për të vendosur një njoftim/kujtues sa herë që kaloni një kufi të caktuar. Kështu që mund të vendosni një kujtesë çdo 1 orë në mënyrë që të bëni pushimin tuaj dhe të jeni të vetëdijshëm se sa kohë humbisni në ekrane çdo ditë.

Merrni ilaçet e duhura herët

Përpara se migrena të fillojë të ketë simptoma dhe dhimbje të forta, sapo të kuptoni se është gati të fillojë, merrni mjekimin e duhur për ta “parandaluar” atë dhe lini mënjanë çdo ekran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu