Çfarë ndodh nëse opozita nuk i njeh zgjedhjet? Flet për herë të parë Varhelyi

0

 

Komisioneri i BE-së për zgjerimin Oliver Varhelyi u pyet në Rinas në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit, të cilat opozita pretendon se nuk do ti njohë për shkak të parregullsive dhe fenomenit të shitblerjes së votave.

Komisioneri tha se duhet të priten rezultatet finale të zgjedhjeve, dhe duhet të hetohen të gjitha pretendimet për blerjen e votave apo manipulimet e ndryshme. Varhelyi tha se Shqipërisë i duhet një Kuvend i plotë në mënyrë që të çojë përpara reformat në kuadër të integrimit në BE.

“Ne kemi një ambasador vërtetë shumë të mirë në Shqipëri, kështu që ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe për zgjedhjet, jam shumë i kënaqur për punën që ai po bën. Unë kam ndjekur dhe atë që ka thënë OSBE-ODHIR, pas një fushate të zjarrtë ne na duhen rezultate të qarta.

Ne duhet të shohim të gjitha parregullsitë, qoftë edhe pretendimet për blerjen e votave. Ne na duhet që Kuvendi të nisë nga puna shumë shpejt, pa një Kuvend të plotë nuk mund të bëhen reformat.

Në rast se do të hapet konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë, puna duhet të përshpejtohet, ne të gjithë duhet të shohim rezultatet e procesit të apelimit, dhe shpresojmë qën Shqipëria të ecë përpara”, tha Varhelyi.

Rama nga ana e tij tha se ai ka shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën, dhe ftesa për bashkëpunim me PD-në mbetet ende e hapur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu