Çfarë po ndodh mes Berishës dhe Bashës? Arrihet marrëveshje për të dalë me një kandidat në Durrës

0

Partia Demokratike e Durrësit pritet që të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale të 6 Marsit.

Burime bëjnë me dije se në datën 30 Janar, anëtarët e kësaj force politike do ti drejtohen kutive të votimit për përzgjedhjen e një kandidati që do t’i përfaqësojë.

Procesi i votimit do te zhvillohet ose tek Pallati i Kulturës, ose tek godina e Partisë Demokratike në Durrës.

Pak ditë më parë në media u raportua se kandidati që gëzonte mbështetjen e Komisionit të Rithemelimit për Durrësin ishte Ardian Muka, ndërkohë që Lulzim Basha pritej të kandidonte me Luan Hotin.

Ndërkohë që PS do të kërkojë zgjatjen e mandatit për Emirjana Sakon, duke kërkuar rikandidimin e saj në zgjedhjet e 6 Marsit.

Nuk dihet nëse precedenti i Durrësit do të ndiqet dhe në 5 Bashkitë e tjera, duke iu nënshtruar primareve të propozuara nga Berisha, në mënyrë që PD të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.

Derimë tani të gjitha palët kanë pranuar që do të jenë pjesë e garës së 6 Marsit, por nuk kanë dhënë detaje në lidhje me emrat që do të kandidohen.

Si Berisha ashtu edhe Basha vijojnë me akuzat e ndërsjellta ndaj tyre, por që të dy janë koshientë se nëse dilet me kandidatë të ndryshëm, shanset që opozita të fitojë ndonjërën prej 6 bashkive që janë në garë janë të pakta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu