Çfarë po ndodh? The Weeknd dhe Angelina Jolie spikaten në shoqërinë e njëri-tjetrit

0

Që kanë darkuar së bashku ky është fakt, por si miq apo diçka më shumë, këtë nuk e dimë.

Aktorja Angelina Jolie ka ngjallur thashethemet për një romancë të re me këngëtarin e famshëm The Weeknd, me emrin e vërtetë Abel Tesfaye. Të dy janë fotografuar duke darkuar së bashku. Pesë vite pasi ai këndoi ‘Lips like Angelina’ në këngën e tij Party Monster, The Weeknd u fotografua në Los Anxhelos me fituesen e Oscar, Angelina.

Dyshja e famshme që deri tani mendonim se s’kishin asnjë të përbashkët, në fakt janë parë duke darkuar në një restorant italian në Santa Monika, Kaliforni.

The Weeknd ka qenë në një lidhje me modelen Bella Hadid nga viti 2015 deri në fund të vitit 2016, para se të ribashkoheshin në vitin 2018; megjithatë, çifti i dha fund lidhjes njëherë e mirë në vitin 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu