Çfarë po paralajmëron Meta? Kreu i PL: Koha e fjalimeve ka mbaruar, sulmi ndaj Berishës i orkestruar

0

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta paralajmëroi sot se ka mbaruar koha e fjalëve dhe fjalimeve, duke iu referuar edhe sulmit të paprecedentë ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

Për këtë të fundit Meta tha se ishte i orkestruar nga Rama, për të cilin tha se kërkon shpopullimin e vendit.

Meta: Nuk do doja të flisja gjatë por sot besoj se është shumë e qartë, koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet ti lere vendin veprimeve të organizuara.

Pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot ne ditën e samitit europian një ngjarje të denje për nje kryeminister skizofren , delinkuent dhe tradhëtar, për zbatuesin e platformes së spastrimit etnik që e ndjen cdo familje shqiptare.

Berisha u sulmua ditën e sotme në nisje të protestës teksa një person, i identifikuar si Gert Shehu u afrua dhe e qëllon Berishën duke e gjakosur.

Kjo ngjarje ishte e paprecedentë teksa truprojat e Berishës u kundërpërgjigjën duke e dhunuar, teksa ka qenë më pas policia që e ka shoqëruar te Trauma për shkak të plagëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu