Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto me ish-agjentin e inteligjencës shqiptare, shqiptaro-amerikanin Agron Neza që përmendet në dosjen e Charles McGonigal. Autoritetet amerikane e kanë emëruar atë “Personi A”.
“Këtë Agron Nezën, e kërkoj në qiell, e me gjen në mes të Tiranës”, shkruan ndër të tjera gazetari krah fotos. Nuk dihet nëse është ndonjë paralajmërim apo ironi e Hoxhës, por ky i fundit thekson se ata që bëhen gati për t’u arrestuar i dorëzojnë atij “sekretet”.
“Sapo mbylla një takim “top sekret” mes “Çakallit” dhe Personit A, të dosjes Charles McGonigal… Si traditë, kush është bërë gati për t’u arrestuar, më dorëzon disa “sekrete” për ditë të vështira.
Në këtë vend, “çfarë sjell ora, nuk sjell moti”, thotë populli… Unë për vete, sapo i zgjidha nja dy halle të vockla që kisha me FBI-në… “Revolucioni” vazhdon…”, përmbyll Artan Hoxha