Monica Bertini dhe Piero Ausilio çifti më i ri. Mes të dyve duket se nuk ka vetëm një flirt të thjeshtë, por një histori të vërtetë dashurie, që në ambientet milaneze nuk ka kaluar aspak pa u vënë re. Në Milano frekuentimi i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re. “Në fillim, një miqësi e thjeshtë, më pas fundi i dashurive të mëparshme. Koha dhe një njohje më e thellë: kupido ka lëshuar shigjetën e tij”, shkruan Dagospia.com.
Ai është drejtori sportiv i Interit, një emër i shquar në botën e futbollit, ajo është një gazetare me një kurrikulum të gjatë, tashmë drejtuese në Mediaset, në krye të një programi sportiv, përkatësisht në Pressing on Italy 1. Bashkimi i dy botëve, asaj të futbollit dhe televizionit, që nxit dashuri të reja.