Një çift nga Shkodra kanë rrëfyer për emisionin “Historia ime”, eksperiencën e tyre të varësisë nga heroina dhe vështirësitë e mëdha që kanë kaluar ndër vite. Ata janë njohur me njëri-tjetrin në moshë shumë të re. Rozalina e provoi heroinën për herë të parë në moshën 15 vjeç kur njohu Markolinon i cili ishte përdorues i rregullt.
Nga këtu lindi dhe historia e çiftit me varësinë ndaj heroinës që i ka hapur probleme gjithë jetën.
Rozina tregon se ajo dëshiron që ta heqi prej trupit, por heroina nuk e lë dot atë pavarësisht shumë përpjekjeve që kanë bërë. Ajo tregon se edhe kur lindi vajza e parë , ishte përdoruese e heroinës por fëmijës nuk i ndodhi gjë dhe lindi e shëndetshme. Po kështu ka ndodhur dhe me 4 fëmijët e tjerë që erdhën më pas në jetë.
Gazetarja: Sa vjeç jeni?
Rozina: 30.
Marku: 39.
Gazetarja: Sa vite keni që njiheni bashkë?
Rozina: 20 vite, kam qenë 15 vjeç kur jemi njohur.
Gazetarja: Markolino çfarë të tërhoqi tek ajo?
Marku: Ishte e qeshur, në muhabet dhe në të gjitha.
Gazetarja: U fejuat dhe vendosët që të qëndronit bashkë apo vazhduat në distancë?
Rozina: Kemi jetuar bashkë.
Gazetarja: Pas gjimnazit si vijoi jeta juaj?
Marku: Gjimnazin e lashë përgjysmë.
Rozina: Edhe unë e lashë gjimnazin përgjysmë. Vitin e dytë e kam kryer të gjithin dhe më pas nuk e kam vazhduar.
Gazetarja: Si e kujtoni atë kohë?
Marku: Kemi kaluar shumë bukur.
Rozina: Na ka marrë malli shumë për shkollën dhe shokët e klasës.
Gazetarja: Jeni penduar që e braktisët?
Rozina: Po shumë, nëse do kthehesha pas në kohë do shkoja me gjithë qejf.
Gazetarja: Kur ka qenë kontakti i parë me përdorimin e lëndëve narkotike?
Marku: Unë e kam përdorur për shumë vite, para Rozinës, kjo e nisi kur u njoh me mua.
Rozina:15 vjeç kam filluar heroinën.
Gazetarja: Kur u njohët Rozina ju e dinit se Markolinoja ishte përdorues?
Rozina: Po e dija, por mendoja se e ka lënë, ka zënë mend, por është e zorshme ta lesh.
Gazetarja: Cila ka qenë arsyeja që ju ka bërë së pari Markolinon që ta fillonit këtë substancë?
Marku: Ne nuk kemi ditur gjë, ne e kemi bërë provë. Ishte kurioziteti, mu duk gjë qejfi në fillim, nuk e dinim që do kishte këto pasoja. Ishte dhe shoqëria që thoshte pije, bëje provë.
Gazetarja: Çfarë ndjetë kur e provuat për herë të parë?
Marku: Më është dukur sikur kam prekur qiellin me dorë, isha adoleshent.
Rozalina: Të çon në një tjetër dimension. Efektin e saj tamam tamam, e ka që të lodh qepallat e syrit, të jep një kruajtje gjithë kohës, je si i përgjumur. Ky është efekti tamam, tamam i heroinës. Të bën që të pish duhan më shumë, mund të kesh të vjella për ata që e përdonin në fillim, bëhesh i verdhë në fytyrë.
Efektin e ka të lezeçëm sa të fut në film. Një javë është kënaqësia e saj, pas një jave nuk ja ndjen më këtë lezet. Nga lezeti të kthehet në hall sepse ta kërkon trupi, nuk mund të rrish dot pa të. Atë efektin e bukur dhe të mirë që ia ke ndjerë në fillim, nuk e ndjen më, veç po t’ja rrisësh dozat. Por edhe dozat e larta kanë atë të keqen e vetë sepse nuk ta përballon trupi, vjen overdoza dhe shumë gjëra të tjera mbrapa.
Gazetarja: Doja të dija se kur Rozina e përdori për herë të parë, besoj prej Markolinos?
Marku: Po normal.
Rozina: Po është e vërtetë. Doja ta provoja, kurioziteti.
Gazetarja: Dhe pastaj nuk u shkëputët më kurrë të dy?
Rozina: Jo. E kemi pirë rregullisht, kam bërë provë ta shkëput. E kam lënë 6 muaj, e kam lënë 3 muaj edhe nga dy muaj dhe e kam vazhduar prapë.
Gazetarja: Familja juaj çfarë qëndrimi kanë mbajtur ndaj kësaj situate që jeni përfshirë? E kanë pranuar faktin që ju ishit përdorues?
Rozina: Prej hallit, janë munduar shumë të na ndihmojnë sa kanë pasur mundësi me mish dhe me shpirt.
Gazetarja: Para se të nisnim këtë intervistë, më thatë që keni 5 fëmijë.
Rozina: Po.
Gazetarja: Kur erdhi në jetë fëmija i parë?
Rozina: 12 është vajza e madhe, kam qenë 19 vjeç kur e kam sjellë në jetë. Fëmijën e parë e kam dështuar prej drogës. Nuk e kam ditur që isha shtatzënë, më kapën dhimbje të forta barku, kisha shumë gjak, copa mishi me gjak. Nuk mund të shkoja as në spital sepse nuk kishte asnjë makinë, nuk ecja dot.
Të nesërmen shkova tek materniteti i Shkodrës, bëra një eko dhe më thanë që ke qenë shtatzënë, por e ke dështuar pa dashje. Mbrapa më ka falur Zoti vajzën shëndoshë si molla dhe fëmijët e tjerë shëndoshë si molla.
Gazetarja: Vazhdimisht edhe teksa kishit fëmijët, juve vazhdonit të ishit përdorues?
Rozina: Po.
Gazetarja: Si e menaxhuat prindërimin duke qenë shpesh nën efektin e drogës?
Rozina: Shumë vështirë. Nuk i kam lënë gjë mangët fëmijëve, mirë, keq nuk e kam pasur problem këtë pjesën.
Gazetarja: I ke ushqyer me qumësht gjiri?
Rozina: Po me qumësht gjiri.
Gazetarja: Nuk ndikonin substancat që ishin në trupin tënd?
Rozina: Jo, fëmijët i kam lindur të shëndetshëm.
Gazetarja: Keni punuar ndërkohë që jeni bërë prindër?
Rozina: Po ku kemi gjetur të dy.
Gazetarja: Pa dashur të futem në detaje, por doja të dija, ju heroinën e keni marrë përmes formës klasike të shiringës apo jo?
Rozina: Jo, jo unë e kam thithur me hundë. Një vit e gjysmë e kam përdorur me shiringë, pastaj vetëm me hundë.
Gazetarja: Po Markolino?
Rozina: Edhe ky vetëm 1 vit e gjysmë e ka përdorur me shiringë.
Marku: Kam kaluar shumë overdoza unë, nja 4-5 herë kam qenë i vdekur, kjo më ka shpëtuar.
Gazetarja: Përderisa ishte përdorues i rregullt, pse nuk e menaxhoje dot dhe kaloje në overdozë?
Rozina: Sepse duhet marr më shumë sepse nuk bënte efekt.
Marku: Unë e kalova dozën më shumë se duhet dhe kur e kam bërë me shiringë, kjo më ka shpëtuar disa herë.
Gazetarja: Ti Rozina ke kaluar në overdozë?
Rozina: Jo asnjëherë. Më duket se unë e kam kontrolluar më shumë veten sesa Markolino.
Gazetarja: Si ia bëni nëse jeni në rast pune, e konsumonit para se të shkonit apo shkëputeshit, si?
Rozina: Para. Pa pirë nuk mundesh të punosh.
Gazetarja: Si janë ato momente pa substancë në trupin tuaj?
Rozina: Na dhembin të gjitha kockat e trupit, ke djersitje, s’mund të rrish as në këmbë dhe as rehat, je euforik dhe as mizën nuk e duron dot se të bezdis.
Gazetarja: Pra muajt që jeni munduar ta lini do kenë qenë shumë të vështira?
Rozina: Shumë sa s’ja uroj kujt t’i bëjë provë ato kriza