Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi po tregon një formë fantastike me skuadrën e Konyaspor. Ditën e sotme sulmuesi kavajas ka shënuar një dygolësh në transfertën kundër Kayserispor.
Një sfidë e çmendur, pasi vendasit po fitonin me shifrat 2-0 dhe gjithçka shkoi në favor të skuadrës ku aktivizohet kavajasi.Në minutën e 52-të, të sfidës së sotme, sulmuesi shqiptar nuk fali fillimisht brenda zonës, ku me një gjuajtje potente nuk i dha asnjë shans portierit kundërshtar, duke vendosur baraspeshën 2-2.
Cikalleshi nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 62-të pas asistit spektakolar të Çekiçit nga e djathta, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke përmbysur rezultatin.