City gati të mirëpresë sërish Agueron: për Kun do të ketë një vend në klub…

0

Kun Aguero u rrit në futbollin e Independientes, u bë i madh te Atletico Madrid dhe përfundoi karrierën e tij (për shkak të një problemi në zemër) si lojtar i Barcelonës, por emri i tij do të jetë përgjithmonë i lidhur ngushtë me Manchester Cityn.

Ardhja e tij në vitin 2011 nisi epokën e artë të Cityt, të cilët së bashku me të kanë fituar pesë herë Premier League dhe janë afruar shumë pranë triumfit edhe në Champions League. Natyrisht, të gjitha historitë, edhe ato më të bukurat, kanë një fund dhe për këtë arsye ka ardhur lamtumira, jo para se të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe gjithashtu lojtari i huaji më pjellor në Premier League.

Ndaj është normale që, pasi ka nderuar Vincent Kompany dhe David Silvan, klubi i Manchesterit ka vendosur t’i kushtojë atij edhe një statujë në “Etihad”. Mbi të gjitha, ndoshta, pa golin e tij të sekondës së fundit kur i rrëmbyen titullin 2011/12 Unitedit të Fergusonit, City nuk do të kishte qenë aq i suksesshëm. Dhe duke marrë parasysh se sa mirë ka bërë skuadra… që kur ai është atje, nuk duket si një ide e keqe ta kthesh atë në klub.

“The Sun” shpjegon në fakt se ka një plan nga ana e Cityt për t’i propozuar Kunit një rol si ambasador i klubit. Në fund të fundit, pak si ai përfaqësojnë Manchester Cityn fitues dhe të famshëm në të gjithë botën. Dhe duke pasur parasysh se dy ish-kolegët që kanë statujën e tyre janë të zënë, njëri si trajner dhe tjetri te Real Sociedad, nderi mund t’i shkojë Agueros.

Kun, i cili aktualisht ndodhet me pushime në Argjentinë, pas emocioneve të konferencës për shtyp ku njoftoi tërheqjen, së shpejti mund të rikthehet në “Etihad” nga dera e përparme. Sigurisht që mund të kishte dashur ta bënte me këpucë, por fati ka vendosur ndryshe. Por me siguri, si ambasador i Cityt ai mund të ishte perfekt. Pothuajse… si qendërsulmues!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu