Aktori Medi Malkaj ka dhënë një deklaratë për mediat së bashku me anëtarët e tjerë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ku tematika kryesore lidhej me pronësinë e truallit të Teatrit, për të cilin u tha se opozita po heshte sepse ishin në bashkëpunim me qeverinë në afera korruptive.
Aktori tha dy fjalë edhe për qytetarët shqiptarë, duke u shprehur i trishtuar për faktin që asnjë nuk reagonte për atë çfarë ndodhte në vend, jo vetëm për teatrin por për jetën e përditshme ku shteti nuk u jep trajtimin e duhur pasi ka shumë korrupsion dhe padrejtësi.
Fjalimi i tij i kushtohet të gjithë personave të cilët shohin çdo ngjarje negative në vend dhe me një lloj injofrimi dhe neglizhencë thonë: Ç’më duhet mua?!
Fjala e aktorit Mehdi Malkaj:
Duke dhënë më shumë telenovela turke , populli shqiptar tani di më shumë rreth historisë turke sesa rreth historisë së vetë.
Po ju them një histori të Sulejmanit të Madhërishëm, i cili një ditë I dërgon një letër një filozofi ku e pyet sesi do ishte fati i perandorisë së tij. Filozofi ju përgjigj: E çmë duhet mua?
Sulltani zemërohet dhe shkon e merr me forcë filozofin dhe e sjell në sarajet e tij. Më pas e pyeti përse ju përgjigj në këtë mënyrë.
Filozofi i tha: A më pyete sesi do vejë perandoria jote? Unë t’u përgjigja, ç’më duhet mua. Atëherë ju përgjigj, po ti thua se ç’më duhet mua për korrupsionin, ç’më duhet mua për burokracitë, prandaj fati i perandorisë do jetë keq e më keq në këtë mënyrë.
E thashë këtë se të gjithë shqiptarët thonë ç’më duhet mua se u prish teatri, ç’më duhet mua kur kryeministri është i korruptuar, ç’më duhet mua kur fëmijëve u hidhet gaz lotsjellës. Po ç’më duhet mua, ju bëni çtë doni”– përfundoi aktori.