‘Çmenden’ shoferët në rrugët drejt Tiranës, qarkullojnë të dehur dhe nën ndikimin e alkoolit

0

Vijon monitorimi i pandërprerë i qarkullimit me radar e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur, tha policia.

Gjatë monitorimit me radar Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 7 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte deri në 159 km/h. Drejtuesve të automjeteve të konstatuar me shpejtësi nga 128 km/h deri në 159 km/h iu pezullua leja e drejtimit, që varionte nga nga 1 deri në 3 muaj dhe masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj, si dhe zbritje nga 3 deri në 6 pikë nga leja e drejtimit, shtuan uniformat blu.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 12 raste me shpejtësi nga 120 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili.

Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe 2 drejtues që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, sipasi policisë.

Gjithashtu janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 19 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparatë fotografikë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu