Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar ditën e sotme me inicialet E.K pasi ai ka goditur me thikë 3 të rinj.
Sipas njoftimit zyrtar shtetasit G. X., 23 vjeç, E. Sh., 22 vjeç dhe K. M., 23 vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit G. X., 23 vjeç, E. Sh., 22 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.