‘Çmenduri’ në det dhe festë në breg! Muzikë e lartë jashtë orarit, Policia e Vlorës ndëshkon DJ dhe 3 pronarë lokalesh

0

Policia ka zbritur në terren dhe ka kryer kontrolle në subjektet e vendosura buzë detit të cilat nuk respektojnë orarin për lejimin e muzikës së lartë. Blutë e Vlorës ‘ua prishën’ festën disa të rinjve në një lokal në Livadh si dhe në Sarandë dhe Ksamil pasi muzika elartë ishgte bërë problem për pushuesit e tjerë. Pas denoncimeve të qytetarëve dhe pas mesazhit të prerë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi Policia ka zbritur në terren dhe ka kryer kontrolle në subjektet e vendosura buzë detit të cilat nuk respektojnë orarin për lejimin e muzikës së lartë. Blutë e Vlorës ‘ua prishën’ festën disa të rinjve në një lokal në Livadh si dhe në Sarandë dhe Ksamil pasi muzika elartë ishgte bërë problem për pushuesit e tjerë.

Vetëm kur mbërriti policia, DJ e ndali punën. Administratorët e tre lokaleve u vunë nën hetim. Gjithashtu edhe një 26-vjecar që punonte si DJ në lokalin e gjetur në shkelje në Ksamil.

Të katër akuzohen për “Prishje të qetësisë” publike.

Sjellja e drejtuesve të mjeteve lundruese në det, ndërkohë mbetet shqetësim gjatë ditës!Kryesisht motorët e ujit dhe gomonet e vogla janë kthyer shpesh herë në kërcënim për pushuesit, pasi drejtusit bëjnë manovra të rrezikshme.

Dy raste u shënuan në plazhin e Ksamilit në orët e fundit. Pas denoncimit të pushuesve, mjetet lundruese u bllokuan, ndërsa pronarët u gjobitën.

Përgjatë muajit, korrik, sipas të dhënve zyrtarë të Policisë së Kufirit Vlorë janë ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë të rinj secili, 25 drejtues të mjeteve lundruese, kryesisht “Jet ski”, nga të cilat 3 janë bllokuar. Tre pushues u plagosën rëndë gjatë muajit që po lëmë pas për shkak të shkeljes së rregullave të lundrimit nga drejtuesit e mjeteve lundruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu