‘Çmenduri’ në Himarë, pa u mbushur 2 javë nga vrasja e Jonadës, skafi futet sërish mes pushuesve në Potam

0

Siç duket edhe nga video, skafi është i mbushur me njerëz dhe lëviz i pashqetësuar përmes pushuesve që po lahen në det.

Duket se kontrollet e Policisë në vijën bregdetare për ndalimin e mjeteve lundruese që shkelin rregulloren nuk ka shërbyer për asgjë.

Pa u mbushur ende dy jave nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Potam ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja, Jonada Avdia pasi u përplas për vdekje nga gomonia që drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të Himares, Arjan Tase një tjetër mjet lundrues rrezikon jetën e pushuesve.

Në një video të shpërndarë nga ‘Piranjat’ duket një tjetër skaf ndodhet pikërisht në të njëjtin vend ku edhe u vra Jonada.

Siç duket edhe nga video, skafi është i mbushur me njerëz dhe lëviz i pashqetësuar përmes pushuesve që po lahen në det.

Duket se shkarkimet në radhët e Policisë së Shtetit dhe shkakrimi i zëvendësministres së Turizmit, Ornela Çuçi nuk ka shërbyer për asgjë. Situata vijon të mbetet e rëndë dhe thuajse çdo ditë vijnë denoncime për shkeljen e rregullave të lundrimit nga jet ski apo gomone që lëvizin të pashqetësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu